Avni Dehari

Avni Dehari: Disa nga mediet janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë mbi viktimat, sikur është djali im

Edhe babai i Astriti, Avni Dehari, me sekretarin e lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshin kanë mbajtur një konferencë për media, në lokalitetin  Zllatar. Ai në fjalën e tij ka thënë se  sot e kësaj dite nuk kemi asgjë me shkrim, as me gojë prej organeve qeveritare lidhur me djalin tim. Kemi dëgjuar për vdekjen vetëm prej medieve. Zyrtarisht për neve ende Astriti është i gjallë. Në vend që të merren me padrejtësitë që i shkakton ky shtet, janë duke u marrë me disa gjëra që sjellin mjegull, paqartësi, që ndihmojnë padrejtësi që ta kamuflojnë edhe më shumë rastin. Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot se përse është arrestuar Astriti, në çfarë kushtesh po jetojnë të tjerët, dhe a ka pasur siguri të nevojshme Mundohen të krijojnë sensacione, telenovela dhe të na ngarkojnë neve psikologjikisht dhe të na rëndojnë edhe më shumë. Astriti ka qenë student i mrekullueshëm i angazhuar politikisht në Vetëvendosje me vetëdije të plotë. Kërkoj nga mediet që ta publikojnë fjalën time, sepse shteti e ka vra Astritin. Disa nga mediet janë bërë si hiena që po mundohen të fitojnë në këtë viktimë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …