leoni

Limaj

Limaj: Dënimi i Lushtakut dhe i bashkëluftëtarëve goditje për luftën e UÇK-së

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj dënimit prej shtatë vjetësh për Sami Lushtakun. Limaj në një postim ka shkruar se dënimi i Lushtakut dhe i bashkëluftëtarëve tjerë është lajm i trishtueshëm dhe goditje për luftën e UÇK-së. “Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe po ashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë. Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e po ashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i ‘pavarur’ është sistemi i drejtësisë në vend”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …