Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit nesër mban mbledhje për seancë së jashtëzakonshme lidhur me vdekjen e Astrit Deharit

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit. Nga zyra për informim e Kuvendit bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë e cila do të fillojë në orën 9 e 30 do të ketë një pikë të rendit të ditës, Shqyrtimin e kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, ku do të hapet debati në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …