Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar publikisht se koalicioni qeverisës PDK-LDK, nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Pas pjesëmarrjes në konferencën ‘CiviKos’, ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile, Mustafa ka deklaruar se po bën përpjekje dhe po kërkon nga të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për vendin. E lus opozitën dhe deputetët që kanë bërë vërejtje që të gjejmë forcën dhe argumentin për Demarkacionin sepse flitet për interesa të Kosovës dhe jo për interesa personale apo partiake, ka saktësuar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …