EURO

Për tetë muaj rreth 500 milionë euro kanë dërguar në Kosovë punëtorët nga shtetet e botës

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës e botës, kanë dërguar për familjet e tyre rreth 500 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se ka rritje të dërgesave, me të cilat, në kushte të papunësisë mbijeton një pjesë e madhe e banorëve të vendit tonë.  Sipas të dhënave zyrtare shihet se më së shumti dërgesa nga diaspora për në Kosovë kanë ardhur gjatë muajit gusht dhe vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga Diaspora ka qenë 48 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …