Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa pranon publikisht se koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar publikisht se koalicioni qeverisës PDK-LDK, nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes lidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Pas pjesëmarrjes në konferencën ‘CiviKos’, ku ka folur rreth bashkëpunimit të qeverisë dhe shoqërisë civile, Mustafa ka deklaruar se po bën përpjekje dhe po kërkon  nga  të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për Demarkacionin, sepse është humbje shumë e madhe për vendin. E lus opozitën dhe deputetët që kanë bërë vërejtje që të gjejmë forcën dhe argumentin për Demarkacionin sepse flitet për interesa të Kosovës dhe jo për interesa personale apo partiake, ka saktësuar  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lushaku dhe Guri: LDK-ja ka 20 vota kundër për çdo kandidat të VV-së për kryetar Kuvendi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku dhe Paris Guri, kanë deklaruar se LDK-ja …