Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Behxhet Pacolli do të ndërtojë dy fabrika në komunën e Drenasit

Sot në fshatin Krajkovë të komunës së Drenasit, kryetari  i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i shoqëruar nga kryetari i AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi, ka vënë gurthemelin e dy fabrikave që do të ndërtohen në këtë lokacion. Pacolli i cili ka investuar në ndërtimin e tyre, ka thënë se fabrika për përpunimin e kërpudhave si dhe pika për grumbullimin dhe paketimin e frutave të malit, do të funksionalizohen brenda gjashtë muajsh, ndërsa në to do të punësohen rreth 320 qytetarë. Lideri i AKR-së, në prani të qytetarëve foli për situatën aktuale ekonomike në vend. Ai tha se Kosovën tashmë e ka kapluar varfëria, papunësia dhe korrupsioni. Ndërtimi i këtyre dy fabrikave është vetëm një nga shumë projekte të tjera të cilat ne i kemi planifikuar dhe do t’i realizojmë shumë shpejtë”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …