Brickos

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mban marsh protestues kundër dhunës ndaj grave

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mban marsh protestues kundër dhunës ndaj grave

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mban marsh protestues me moton “ Nuk ka arsyetim!”. Në komunikatën për medie thuhet se në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41 përqind e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa 68 përqind kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 përqind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre. “Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’. Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …