leoni

BDI

Partitë shqiptare në Maqedoni vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen ditën e  diel. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon aktivitetet në Saraj të Shkupit ku pritet të takohet me grupe të ndryshme të biznesmenëve  ndërsa partia që ai drejtondo të mbajë edhe tubimin qendror, në Saraj. Tubimin e ka paralajmëruar “Aleanca për shqiptarët” para banorëve të Kumanovës, ndërsa “Rilindja me BESË” tubimin e vet  do të mbajë në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë. Për sot është paralajmëruar edhe nënshkrim i dokumentit për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor nga ana e partive politike nga Njësia e gjashtë zgjedhore, në organizim të Lëvizjes,  “Eko Gerila” në Tetovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …