Dega e Nismës për Kosovën në Drenas publikoi disa foto ku kryetari, Hashim Thaçi, është duke ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit dhe qytetarë të thjeshtë të komunës, dhe duke ushtruar presion mbi ta për të votuar kandidatin e PDK-së në zgjedhjet për kryetar komune që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas”. Atij nuk i kanë mjaftuar takimet në zyrën e tij në funksion të fushatës, por ka filluar të zhvillojë takime me qytetarë nëpër Oda dhe Restorante të ndryshme, në funksion të fushatës zgjedhore. qytetarët e Drenasit tashmë kanë vendosur për ta ndryshuar këtë mentalitet aspak të ndershëm të instaluar në Drenas nga PDK-ja, parti kjo që me vite të tëra i ka sjellë vetëm dëme komunës. Të gjithë strukturat drejtuese të PDK-së e kanë të kotë, duke përfshirë edhe Presidentin, sepse qytetarët kanë vendosur për ndryshime, dhe ndryshimi do të vjen vetëm me kryetarin e ardhshëm të qytetarëve të Drenasit, Isa Xhemajlaj”, thuhet në fund të njoftimit.
