Sulmet e NATO-s

NATO-ja është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse paraqitet nevoja

Aleanca Veriatlantike është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht  në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse  paraqitet nevoja për të penguar konfliktet ndëretnike e për të promovuar siguri e stabilitet, ka shkruar gazeta “Veçer”  e Zagrebit. Ky dokument është miratuar në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme e në të detajisht përshkruhen dy lloje kërcënimesh me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit Perëndimor – sjellja destabilzuese e Rusisë dhe ekstremizmi në rritje e radikalizimi. Në pjesën ku flitet për rreziqet, theksohet se rrezik është qasja e Rusisë ndaj popullatës serbe në rajon. Mesazhet ruse jehonën më të madhe e kanë në te serbët, thuhet në dokumentin sekret. NATO po studion shtimin e aktiviteteve ruse në Ballkanin Perëndimor që përfshijnë sjelljet destabilzuese. Fjala është për kombinimin e mesazheve, ndërtimin e lidhjeve me përfaqësuesit e elitave, investimet në energjetikë dhe në sektorin e medieve. Rusia ofron ndihmë politike e ekonomike për etnitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë për të penguar rrugën evropiane të këtij shteti , theksohet në dokument.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …