Kryekuvendari, Veseli, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Sijártó, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet

Kadri Veseli: Kosova dhe Hungaria po thellojnë bashkëpunimin

Kryekuvendari, Veseli, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Sijártó, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë. Në këtë takim, kryekuvendari Veseli e ka falënderuar kryediplomatin e Hungarisë për mbështetjen që ky shtet po i jap Kosovës, si në fushën e angazhimeve diplomatike, po ashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë e sport. Kryetari Veseli me këtë rast veçoi  domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep perspektivës evropiane të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …