Medin Haliti: Bisedime me kushte e pa kushte

Medin Haliti: Bisedime me kushte e pa kushte

Në kohën kur Kosova ka hyrë në bisedime pa kushte me palën serbe, dukej sikur  ishin të barabartë në aspektin ”ligjor” dhe teknik. Kosova dhe Serbia, aq me tepër pala serbe e cila vazhdimisht e paraqet veten  viktimë, ka mjaftuar për serbët dhe mund të shikohet si një fitore dhe bile një fitore shumë e madhe, sepse hyn ne bisedime me një shtet, të cilit i kanë shkaktuar vrasje, përdhunime shkatërrime të pronës e shumë të liga tjera, të cilat tashmë të gjithë i kemi të ditura.

Politika e Beogradit me listën serbe që e ka angazhuar së fundi në Kosovë duke anashkaluar serbët lojalë të Kosovës karshi shtetësisë së saj, ka bërë që për veç privilegjeve qe marrin si deputetë në vendet e rezervuara, pa drejtësisht, në Kuvend  t’i thonë po vetëm bankomatit, për t’i tërheqë rrogat dhe kanë vetëm një vulë si dokument te Kosovës, ajo është vula e kontratës së punës.

Me sjellje të tilla të çoroditura edhe vajtuese gati sa nuk e mendojnë qarqet botërore se Serbia ka qene viktimë ne Kosovë dhe kjo shënohet si fitorja e radhës nga ana serbe. Asociacioni i komunave serbe po i bën serbët që të pranojnë  pak kushtetutshmëri të Republikës së  Kosovës deri sa të kalojë në kuvend, pastaj nuk ka ligj as për zhbërjen e saj nëse pala shqiptare e kërkon andaj edhe nëse kalon fatkeqësisht, këta do të ndihen edhe me komod bile edhe agresorë. Të shpresojmë që të mos kaloj kurrë ky asociacion i komunave me shumicë serbe ne kuvendin e Kosovës.

Se fundi, muri na doli si një gjë shumë e madhe prandaj që të zbuten gjakrat e popullit të Kosovës tash kanë filluar ta shkurtojnë, në 80 cm. Ky mashtrim nuk do koment dhe se tregon qartë se është turp i madh dhe të thuhet se kemi qeveri. kemi institucione, kemi president, dhe kjo dita ditës po legalizohet sepse ç’do gjë tash nuk zgjatë më shumë se 10 ditë sa do i madh të jetë problemi. Shpresojmë se nuk do të ndodhë ndonjë risi në Kosovë apo spektakël qeveritarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me shik-un dhe argatë e devotshëm të LDK-së sikur ndodhi me arrestimin e aktivisteve te vetëvendosjes, ku Astrit Dehari humbi jetën në shtëpinë e institucionit qeveritar në burg, pastaj arrestimi i hoxhallarëve gjoja për lidhje të tyre me ISIS-in. Kjo bëhet  vetëm e vetëm sa të largohet vëmendja e opinionit nga problemet madhore si dështimet në bisedime me serbin, papunësia, korrupsioni, nepotizmi, padrejtësitë tjera, mos funksionalizimi i gjykatave, mos prekja e bosëve të mëdhenj të krimit,  rezultatet ne PISA etj.

Edhe me miratimin e  buxhetit për vitin 2017,buxhet prapë 730 milion euro janë paraparë të shpenzohen për asfalt gjë që edhe vetë, kryeministri.  Isa Mustafa nuk kisha besuar që e përkrahe në këtë mënyrë sepse shëndetësia, arsimi, papunësia, kultura sporti dhe shume gjëra të tjera kanë mbetur prapa, në radhë të parë për shkak te buxhetit të pa mjaftueshëm në këto sektorë. Kjo  do ti bie në kokë së pari Kryeministrit dhe pastaj  kabinetit qeveritar dhe në fund pa tjetër do të reflektojë edhe në elektoratin e LDK-s edhe ashtu siç është si në mjegull.

Shpresoj ta kuptojnë sa më parë këtë gjendje të rëndë, sepse është koha e fundit. Për ndryshe nëse vazhdon kështu në pranverë të 2017 pa tjetër do të ketë trazira sociale.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …