Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti thotë se kërkesa e përfaqësuesve të PDK-së dhe LDK-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin është hipokrizi. Ajo ka theksuar se ka më tepër se një muaj kur Lëvizja kanë kërkuar që të mbahet një seancë e tillë, por mbajtja e seancës është penguar nga këto parti. “Kërkesën për seancë këta po e bëjnë pasi që erdh një peticion i qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e disa ministrave. Tash vijnë me propozim, pa nënshkrimet të deponuara dhe pa kërkesë të protokolluar. Kjo është hipokrizi e paimagjinueshme. Duhet ta shohim kërkesën me shkrim. Një vendim i tillë është edhe në kundërshtim më rregulloren”, ka theksuar Dërguti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
