Me vendim të menaxhmentit pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë këtij muaji nuk do të mund të marrin pushim

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë me dije se janë arrestuar 59 zyrtarë policorë

Inspektorati Policor i Kosovës bëri të situr se janë arrestuar 59 zyrtarë policorë të dyshuar për përfitim të ryshfetit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, ka thënë se hetimet rreth kësaj çështjeje kanë zgjatur katër muaj. “Pas informatave se disa pjesëtarë të Policisë po marrin ryshfet nga qytetarët, Prokuroria e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit kanë ndërmarrë hetime prej katërt muajsh. Sot janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 59 zyrtarë. Të njëjtit janë ndalur, si dhe është kërkuar suspendimi i tyre nga puna. 35 prej tyre janë shqiptarë, 23 serbë si dhe një boshnjak”, ka thënë Mehmeti. Po ashtu ai ka bërë me dije së do të ngritët kallëzim penal ndaj 30 qytetarëve që dyshohet se dhanë ryshfetin.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …