Brickos

Aleppo Siri

De Mistura: Më shumë se 400.000 sirianë janë vrarë prej fillimit të luftës në vitin 2011

I dërguari Special i OKB-së për Sirinë, Stefan de Mistura ka deklaruar se më shumë se 400.000 sirianë janë vrarë prej fillimit të luftës në vitin 2011. Ky numër mund të jetë edhe më i lartë, sepse ende nuk ka të dhëna të plota, meqë shumë njerëz konsiderohen të humbur dhe miliona të tjerë janë larguar nga vendi. Më shumë se 11 milionë sirianë kanë lëshuar vendin dhe banojnë në shtetet përreth, më së shumti në Turqi si dhe në shtetet e Evropës e Azisë. Lufta në Siri kishte filluar në përpjekje për ta rrëzuar nga posti, diktatorin alavit, Bashar Al Assad, mikun më të ngushtë të Rusisë e cila edhe e ka ndihmuar dhe po e ndihmon ushtarakisht për të luftuar kundërshtarët  e tij politikë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin armatosur opozitën siriane, por të ballafaquar me Rusinë u tërhoqën nga përkrahja. Në Siri kundër regjimit kriminal të Assadit aktualisht luftojnë disa organizata, të cilat janë të shpallura  terroriste dhe nuk kanë mbështetje madje as të shteteve arabe dhe islame.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …