Christian Tomuschat: Akush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale

Christian Tomuschat: Akush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale

Eksperti gjerman, Christian Tomuschat mendon se akuzat e vjetra kundër  Ramush Haradinajt, të shpallur dy herë të pafajshëm nga Haga, nuk bëhen dot më shkak për arrestimin e tij.  Ai ka thënë për “Deutsche Welle”-s se është e pakuptimtë për të, që Serbia vazhdon të kërkojë ekstradimin e një njeriu të shfajësuar nga Haga. “Ka një rregullore të qartë në statutin e kësaj gjykate – thotë ai, – neni 10, ku ndalohet dënimi i dyfishtë. Pra, askush nuk mund të ndiqet penalisht për të dytën herë nga autoritetet e drejtësisë së një vendi, për një vepër penale që është trajtuar njëherë, në këtë rast në proceset gjyqësore të Hagës”.   “Ky është një nen, të cilin francezët duhet ta njohin”, thekson eksperti. Është parim bazë i shtetit ligjor, që askush nuk del dy herë para gjyqit për të njëjtën vepër penale”.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …