Ramush Haradinaj

Sot, Ramush Haradinaj pritet të dalë sërish para trupit gjykues, në qytetin Colmar të Francës

Sot pritet të dalë sërish para trupit gjykues në qytetin Colmar të Francës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë ditës do të bëhet publik vendimi nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradimin e tij  në Serbi. Avokati, Arianit Koci, shpreson se Haradinaj sot do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe  vendimit përfundimtar. Ndërkohë me iniciativën e grupit të asamblistëve të AAK-së, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke votuar për fund një deklaratë të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …