Serbia e pret me shqetësim të veçantë vizitën e kryetarit Hashim Thaçi në administratën e re amerikane

Serbia e pret me shqetësim të veçantë vizitën e kryetarit Hashim Thaçi në administratën e re amerikane

Gazeta beogradase “Danas”, shkruan se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është lideri i parë ballkanik që ka vendosur kontakte me administratën e kryetarit, Donald Trump. Ai pati takime me liderët republikanë: Bob Dole dhe James Demint. Këto burime pohojnë se është veçanërisht i rëndësishëm takimi me senatorin Bob Dole, njeri i afërt me kryetarin e ri amerikan. Gjatë qëndrimit në Uashington, Thaçi, i cili nga e hëna deri të enjten është në një vizitë zyrtare në Amerikë  do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë”, ndërkohë janë konfirmuar edhe takimet e tij me senatorë republikanë me ndikim, siç është Bob Corker, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatoret nga Iova, Joni Ernst, të cilët konsiderohen shumë të afërt me administratën e Trumpit, si dhe diskutime me liderë republikanë dhe demokratë në Kongres.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …