Milorad Dodik

Pas vendosjes së sanksioneve nga Amerika pritet reagimi i Millorad Dodik-ut

Pas vendimit të Uashingtonit që t’i vendosen sanksione kryetarit  të Republikës Srpska Millorad Dodik , të cilat nënkuptojnë ndalesë për udhëtim në SHBA, bllokim i pronës në territorin e këtij shteti, paralajmërohet nje reagim nga ai. Ambasadorja amerikane në Bosnje, Morin Kormak tha se Dodik e ka kundërshtuar Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe e ka shkelur ligjin, si dhe atë se paraqet rrezik të konsiderueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka qenë i informuar se një gjë e tillë do të ndodhë, ndërsa edhe vetë Dodiki tha se i ka pritur sanksionet.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës dalin në protestë më 1 shtator: “Mos u merrni komunave atë që u takon qytetarëve!”

Kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Kosovës kanë vendosur të protestojnë më 1 shtator në …