RKL: Isa Boletini ra duke luftuar me armë në dorë dhe nuk “u vra” duarlidhur

Sot bëhen 101 vjet nga rënia e Isa Boletinit, dy bijve, dy nipave të tij dhe tre bashklëlutëtarëve

Më 23 janar të vitit 1916, sipas një skenari të përgatitur nga ambasada franceze, ajo e Austohungarisë  dhe Kral Nikolla  i Malit të Zi, në Urën e Ribnicës, karshi Kishës Katolike në Podgoricë, Isa Boletini  me trimat e tij bie në pritë të qindra forcave të armatosura malazeze. Pas një luftimi për jetë a vdekje bie Isai, “Robin Hudi” i shqiptarëve, sikur shkruante asokohe shtypi në Angli. Ai ishte vrarë tradhtisht dhe në përgatitjen e vrasjes së tij kishin marrë pjesë dy fuqitë e mëdha botërore, Franca dhe Austrohungaria. Atë ditë ishin vrarë në pritë edhe bijtë e Isait, Halili e Zahidi, dy nipat e tij dhe tre bashkëluftëtarë. Isa Boletini ka qenë njëri ndër luftëtarët  më të mëdhnj në historinë më të re të Shqipërisë. Jo rastësisht ishte krahasuar me Robin Hudin anglez, apo  me Xhuzepe Garibalin italian.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …