Kadri Veseli deklaroi se Kosova është shtet evropian dhe ka orientim perëndimor

Kadri Veseli deklaroi se Kosova është shtet evropian dhe ka orientim perëndimor

Në një takim me shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se arsyeja e ftesës nga ana e tij drejtuar të gjithë përfaqësuesve të zyrave të BE-së, është përçimi i mesazhit që Kosova është një vend evropian dhe ka orientim perëndimor. Veseli theksoi se do të vazhdohet komunikimi pozitë- opozitë, procesi i dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe forcimit i sovranitetit të shtetit. Më tej Veseli tha se Kosova do të vazhdojë në rrugëtimin e saj Euroatlantik si dhe do t’i përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …