Kryetari, Hashim Thaçi, bisedoi me kryekuvendarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa

Kryetari, Hashim Thaçi, bisedoi me kryekuvendarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa

Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e koordinimit të përbashkët për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare që Kosova është zotuar t’i realizojë. Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, thuhet se në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ata janë pajtuar që të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi dhe të punohet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, transmeton Telegrafi. Këta hapa, përveç që do të mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Dy zgjedhje në katër muaj: paaftësia politike ndez alarmin e krizës

Kosova rrezikon të futet në një vorbull zgjedhjesh të pafundme, sepse politika në vend ka …