leoni

Kryekuvendari Kadri Veseli mori mbështetjen e Italisë për integrimet evropiane të Kosovës

Kryekuvendari Kadri Veseli mori mbështetjen e Italisë për integrimet evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në takime të veçanta nga drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit të Italisë, kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso. Në këto takime, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për ndihmën që Italia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj që nga lufta e këtej, si dhe për fushat në të cilat mund ta mbështesë Kosovën në të ardhmen. Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar kryetaren Boldrini për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u pajtuan që të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet të cilës Italia do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme për integrime evropiane. Veseli i njoftoi drejtuesit e lartë të shtetit italian për proceset në të cilat ndodhet Kosova aktualisht, në kuadër të integrimeve evropiane, për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe detyrat që dalin për Kuvendin në këtë proces, në fushën e legjislacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …