leoni

Ramush Haradinaj: Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari!

Ramush Haradinaj: Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca ku po mbahet në izolim prej 4 janarit të këtij viti, sot  ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari. Në një postim të tij ai ka shkruar:  “Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjes Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjël përpara heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz. Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut. Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre!”

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor: Një përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është në procesin e përgatitjes së një draft-dokumenti për dialogun …