Komuna e Junikut ndan çmimin “Din Mehmeti”

Të martën me 07.03.2017,duke filluar në ora 11:00 në sallën e Asamblesë Komunale, për nderë të ditës se mësuesit, Komuna e Junikut ndan çmimin “Din Mehmeti” për veprën jetësore në Arsim, Kulture, Art dhe shkencë.

Ky çmim i ndahet personave te cilët ndër vite punuan dhe shërbyen për të ngritur Arsimin, Kulturën, Artin dhe Shkencën në Junik dhe më gjerë.

Çmimi ju ndahet personave të cilët gjenden në mesin tonë, gjithashtu çmimin do ta marrin edhe punëtoret e palodhshëm të Arsimit, Kulturës, Artit dhe Shkencës të cilët nuk gjendën në mesin tonë ( postmortum ), çmim i cili do tu dorëzohet familjarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …