7 Marsi - Dita e Mësuesit

7 Marsi – Dita e Mësuesit, datë me rëndësi arsimore, pedagogjike e kulturore e të gjithë shqiptarëve

Në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, në Maqedoni, Serbi Mal të Zi e në mërgatë sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore, pedagogjike e kulturore e të gjithë shqiptarëve. 130 vjet më parë, më 7 mars të vitit 1887,  në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte, atdhetari dhe luftëtari i lirisë,  Pandeli Sotiri. Hapja e kësaj shkolle ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin gadi ilegalisht , Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë. Sot objekti i rinovuar i Shkollës së parë shqipe. në Korçë është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri. Në shënim të kësaj ditë, kudo në shkollat shqipe sot zhvillohen aktivitetet të ndryshme arsimore e kulturore për të nderuar mësimdhënësit  dhe Ditën e Mësuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …