Lulzim Jashari: Qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë, institucionet po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë

Lulzim Jashari: Qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë, institucionet po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë

Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Ademi Jashari, në fjalën e tij në Akademinë përkujtimore,  të mbajtur sonte në Prishtinë, ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, të cilët po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë. Si mund të ketë pajtim me ata që po  mundohen ta zhdukin Kosovën?- ka pyetur ai. Në Akademinë përkujtimore kushtuar 19 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, emër të familjes Jashari, Lulzim Jashari  tha se pas një historie të dhimbshme, po bëhen dy dekada nga fitimi i lirisë dhe 9 vjet nga pavarësia. Krenohemi  me ata që për ideal patën lirinë, por sot Kosova përfaqësohet nga individë që nuk udhëhiqen nga idealet e atyre, që ranë.  Disa nga deputetët e përfaqësuesit e institucioneve kanë harruar traditën, pasi shqiptarët kanë ditur të tregohen syçelë dhe kështu duhet të tregohen edhe tani. Lulzim Jashari tha se qeveritarët po e lënë Kosovën pa fytyrë, sepse  institucionet e vendit  po kërkojnë normalizim dhe pajtim me Serbinë. Ai pyeti se si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën, me ata që nuk kanë  kërkuar falje për krimet e bëra?

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …