Haki Demolli: Do ta krijojmë Ushtrinë e Kosovës, luftën e UÇK-së nuk e zbeh Gjykata Speciale

Haki Demolli: Do ta krijojmë Ushtrinë e Kosovës, luftën e UÇK-së nuk e zbeh Gjykata Speciale

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se sakrifica e familjes Jashari ishte e pa shembull që historia e Kosovës, por as asaj botërore, nuk kishte parë një sakrificë të tillë. Ai në Akademinë përkujtimore kushtuar 19 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se shteti ynë dhe kombi ynë përjetësish do t’u jetë mirënjohës të gjithë atyre që dhanë gjakun për lirinë e qytetarëve të Kosovës. Demolli theksoi se vlerësimin e luftës së UÇK-së nuk mund ta zbehin gjykatat ndërkombëtare, e as speciale, pasi lufta e saj ka qenë luftë çlirimtare. Ai shtoi se më 17 shkurt 2008, mbi sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ministri Demolli pohoi se ata do të marrin përgjegjësitë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …