Isufi

Ahmet Isufi thotë se serbët nuk janë pajtuar me pavarësinë e Kosovës, nuk pajtohen as me ushtrinë e saj

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se shteti e ka për detyrë që të garantojë të gjithë qytetarët e vendit, sidomos minoritetet, se transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës nuk kërcënon sigurinë e askujt. Mospajtimi i Listës Serbe dhe shtetit serb për transformimin e FSK-së në ushtri nuk duhet të jetë pengesë për këtë ndryshim. “Nuk janë pajtuar as me pavarësinë e Kosovës. Nuk janë pajtuar, por Kosova ka ecur. Nuk mund të pritet pajtimi i gjithkujt, ka thënë ai. Duke komentuar reagimet e SHBA-së dhe të NATO-s se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj, Ahmet Isufi  ka thënë se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen pasi që qytetarët të binden se ushtria nuk cenon sigurinë e askujt.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …