Abedin Sogojeva

Përkujtohet dhe dekorohet luftëtari i ndjerë i lirisë, Abedin Sogojeva

OVL e UÇK-së dega në Fushë Kosovë, nën patronatin e Kryetarit të Komunës mbanë  akademi Përkujtimore, për luftëtarin e ndjerë të lirisë, Abedin Sogojeva i njohur si Komandant Dini. Në orën 15:00, bëhen homazhe te varri i Komandant Dini në fshatin  Grabovc i poshtëm. Në orën 17:00, Akademia Përkujtimore mbahet në salla e Infrakos, te Stacioni hekurudhor në Fushë Kosovë. Me këtë rast familjes Sogojeva i ndahet Dekoratë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, “Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, dhe  Titulli, Nderi i Qytetit nga Komuna e Fushë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …