Gjetaj: Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur

Prenk Gjetaj: Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet peng i politikës

Kryetari i Komisioni për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, në një konferencë për media sot tha se çështja e personave të zhdukur nuk duhet mbetur peng i politikës. Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetët peng i çështjeve politike sepse kemi çështje tjera të cilat mund të evoluojnë sipas nevojave politike, por çështja e personave të zhdukur s’bën të politizohet”, tha Gjetaj. Sipas tij në Serbi ka dokumentacione e arkiva që mund të hapin rrugën drejt gjetjes së lokacionit të të zhdukurve. “Për çështjen e të zhdukurve ne duhet të bisedojmë vetëm me Serbinë, s’kemi me kë tjetër të bisedojmë sepse ata kanë bërë krime gjatë kohës së luftës. E dyshimet janë që ata kanë arkiva, kanë dokumentacion, kanë dosje, janë njerëzit të cilët kanë informacione dhe dinë se ku është vendndodhja e gjithë atyre të cilët na mungojnë”, tha Gjetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …