Nënkryetarja socialiste e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj e fton Partinë Demokratik që të votojnë Vettingun dhe të vijojnë protestën si detyrim ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe BE-së. “Votimi i Vettingut është një detyrim kushtetues, të cilin duhet ta zbatojë edhe opozita. Ata mund të vazhdojnë protestën, por ndërkohë duhet të vijnë të votojnë Vettingun. Vettingu është gjëja që e mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, është shprehur Leskaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
