Tomë Gashi: Shqipëria e Kosova nuk e mbrojten familjen Katuçi, të përdhosur nga Dik Marti, Barajbar dhe Carla Del Ponte

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se pritet që shumë shpejt të ngrihen aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se pritet që shumë shpejt të ngriten aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale.  Ai ka thënë  për mediet se aktakuzat – së paku një pjesë e tyre – janë të përgatitura, duke shtuar se “prokurori Clint Wiliamson, në raportin e tij të para dy viteve ka treguar se shumë e aktakuzave janë të gatshme”. “Aktakuzat e përgatitura më herët do të dorëzohen Në Gjykatën Speciale. Pritet që kjo verë të jetë e nxehtë. Kjo gjykatë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shqiptarët në përgjithësi dhe për UÇK-në”, ka shtuar Gashi. Sipas tij, nuk do të bëhen publike të gjitha akuzat përnjëherë, që nuk do të thotë se nuk do të akuzohen më vonë. “Dikush vazhdimisht do të jetë në gjendje stresi, nga ata që pritet të akuzohen. Gjykata Speciale do të zgjasë prej 10 deri ne 15 vitet e ardhshme”, ka theksuar ai. Gashi ka thënë se nëse dikush shpallet fajtor mund të marrë dënim me burg të përjetshëm. “Nuk e din askush si do të kalon. Vuajtje shpirtërore është qëndrimi në burg”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …