leoni

Protesta për Ramushin

Më 1 prill 2017, në 14.00 mbahet protesta e radhës e mërgatës me kërkesë për lirimin e Ramush Haradinajt

Këshilli organizativ për lirimin e Ramush Haradinajt fton bashkatdhetarët në mërgatë të që të shtunën më 1 prill 2017, në orën 14.00, të tubohemi si asnjë herë më parë për të mbrojtur Ramush Haradinajn, Legjendën e gjallë të luftës çlirimtare të Kosovës që kërkon Serbia në na e nxjerrë para gjyqit. Kjo protestë i paraprinë datës  6 prill 2017 kur autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Është koha që të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që jetojnë në shtetet e Evropës Perëndimor që të sakrifikojnë një ditë nga week-endi i tyre për të mbrojtur ata që derdhën aq shumë gjak për lirinë tonë.

Protesta mbahet në  këtë adresë:

9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …