Në Shëngjin mbahet takimi i politikanëve dhe biznesmenëve nga trojet shqiptare

Në Shëngjin mbahet takimi i politikanëve dhe biznesmenëve nga gjithë trojet shqiptare. Në forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare” do të bëhet paraqitja e platformës së re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit. Në takim do të marr pjesë drejtori ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Nikolin Jaka, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha, ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë, Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi. Forumi “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare” do t’i filloj punimet në ora 10.30.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …