Enver Hoxhaj

Hoxhaj, para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim: Demarkacionit nuk mund t’i shmangemi

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. Ai pas këtij takimi, ka bërë me dije se në javën e tretë të prillit do të vijnë në Kosovë deputetë nga Parlamenti Evropian, të cilët merren me MSA-në. “Sot kam pasur mundësi ta informoj Komisionin për Stabilizim Asociim për punën që ka bërë MPJ-ja. Ne kemi bërë një studim se si t’i japim kuptim politikës së jashtme konform direktivave të BE-së. Kemi biseduar edhe për gjendjen në rajon. Rajoni ka tri sfida, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi që duhet të shërbej për njohje, problemi i Maqedonisë me emrin në raport me Greqinë, si dhe situata e brendshme në Bosnje”, ka thënë Hoxhaj. Me tutje, ministri ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se këtij procesi nuk mund t’ju shmangën. “Mos ratifikimi i demarkacionit është e qartë se është një kusht që duhet kryer. Gabohet dikush nëse mendon që mund t’i shmangemi. Nëse nuk e kryejmë tash, demarkacionin do ta kemi temë edhe në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Unë jam i bindur së Kosova nuk humb territor”, është shprehur Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …