AKS

Ky është njëri nga kushtet, nëse serbët duan ta formojnë asociacionin

Katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit po e përmbyllin një mandat të qeverisjes duke i rezistuar miratimit të stemës dhe simboleve komunale. Komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçani dhe Zubin–Potokut vazhdojnë të punojnë pa vula komunale derisa shkresat zyrtare lëshohen vetëm me nënshkrim të kryetarëve. Kjo është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin për vetëqeverisjen lokale, akte këto të cilat përcaktojnë mënyrën e funksionimit të komunave. Për të përmbushur këtë obligim, tani Qeveria e Kosovës e ka kushtëzuar nisjen e draftimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe me miratimin e simboleve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …