Rama: Nuk Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane

Rama: Nuk ka Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian të vendit. “Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane nuk mund të ketë. Edhe Shqipëri evropiane me kërcënime për dhunë nuk mund të ketë”, ka thënë Rama. Më tej kreu i PS ka përsëritur qëndrimin sa i takon kërkesës së PD për një qeveri teknike. “Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe jo privilegje që i ke dhe nga të cilat heq dorë”, ka theksuar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Krasniqi: Kurti kishte thënë se kandidati i PDK-së “e meriton me vra”

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka bërë një pretendim …