Brickos

NISMA

Nisma për Kosovën mirëpret deklaratën e zyrës së BE-së lidhur me Gjykatën kushtetuese

Nisma për Kosovën mirëpret deklaratën e zyrës së BE-së përmes së cilës ajo sqaron se lajmi që u dha në medie se znj. Apostolova ka kërkuar nga “Gjykata Kushtetuese ta rishikojë edhe njëherë marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe” nuk është i saktë dhe se është një keqkuptim i cili ka mundur të vijë si rezultat i përkthimit të dobët gjatë ngjarjes. Nisma nënvizon faktin se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga momenti i shpalljes së tij, është shndërruar në aneks të marrëveshjes, pikërisht siç parashihet edhe me marrëveshjen në fjalë, prandaj zbatimi i këtij Aktgjykimi është i pashmangshëm. Nisma për Kosovën konsideron se, në funksion të heqjes së keqkuptimeve, BE-ja si ndërmjetësuese dhe lehtësuese e arritjes së kësaj marrëveshje, sa herë që kërkon themelimin e Asociacionit është e domosdoshme të theksojë se themelimi i saj duhet të bëhet sipas marrëveshjes dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Bazuar në sqarimet reciproke, Nisma për Kosovën tërheq deklaratën e mëparshme duke e zëvendësuar me këtë të fundit!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …