Maria Efthimiu: Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të bashkohen një ditë, kjo do të realizohet

Maria Efthimiu: Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të bashkohen një ditë, kjo do të realizohet

Profesoresha e mirënjohur e Universitetit të Athinës, Maria Efthimiu ka folur për historinë e arvanitasve që jetojnë dhe kanë jetuar në Greqi. Ajo thotë që një pjesë e mirë e Greqisë së sotme në fillim të shekullit të kaluar ka folur shqip. Pjesa më e madhe e Atikës, Patra dhe krahinat e saj, Korinti, Eubea, ishulli Specas, Çamëria etj, janë ndër rajonet e Greqisë ku në të kaluarën është folur shqip. Në Greqi aktualisht jeton një numër i madh arvanitasish, por që janë ortodoks. Ajo thotë që kur u bë marrëveshja për shkëmbimin e popullsisë mes Turqisë dhe Greqisë, arvanitët mysliman shkuan në Turqi si turq dhe jo si arvanitas. “Kosova e cila përbëhet nga shqiptarë ka qenë rajoni jugor i ish-Jugosllavisë ndërsa tashmë është e pavarur dhe më vonë do të bashkohet me Shqipërinë, jam e sigurt për këtë, madje edhe mund të hedh firmën që kjo do bëhet. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të bashkohen një ditë, të shpresojmë të jetojmë e ta shohim që kjo të realizohet,” thotë profesoresha e Athinës, Maria Efthimiu.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …