Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: nuk është e rastit që deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së përputhen me ato të zyrtarëve të Serbisë

Duke komentuar reagimet në Serbi dhe në BE, lidhur me deklaratën që kishte dhënë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi në mbështetje të idesë për bashkimin e hapësirës shqiptare, në rast të refuzimit konstant të Brukseslit për të mos e pranuar shtetin e Kosovës, ai ka thënë se nuk është rastësi që sjelljet dhe deklaratat e disa zyrtarëve të BE-së përputhen me ato të zyrtarëve të Serbisë kur i referohen Kosovës. Unë nuk pres prej Serbisë të heq dorë nga ëndrrat e saj për përpjekje të serishme për rikthimin e Kosovës nën regjimin e saj, edhe pse e dinë që kjo është e pamundur. Mirëpo, pres nga BE- ja që ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe të mos manipulohet kaq lehtë nga Serbia, shkruan Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …