Ministri Shala në Itali kërkon për bashkëpunim për mjedisin

Ministri Shala në Itali kërkon bashkëpunim për mjedisin në realizimin e projekteve të përbashkëta

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, ka takuar Frederika Fratonin, ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës. Sipas njoftimit të MMPH-së, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë. “Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta. Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën për Kosovën – UNMIK pritet të kërkojë ulje tensionesh dhe rifillim të dialogut

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën takimin …