Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka reaguar kundër dhunës në Kuvendin a Maqedonisë

Në reagimin e Partisë FJALA, thuhet se “Dhuna e shprehur nga disa ekstremistë ndaj deputetëve shqiptar dhe deputetëve socialdemokratë maqedonas, rrezikon bashkëjetesën shqiptare-maqedone. Kjo dhunë tregon qartë se në Maqedoni ende janë prezente elemente ekstremiste nacionaliste kundër shqiptarëve. Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të jenë më të zëshme në mbrojtjen e shqiptarëve të Maqedonisë. Ekstremistët sllavo-maqedon duhet ta dinë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm. Ata kanë prapa vete 10 milion shqiptarë. Jemi ne shqiptarët që padrejtësisht na ndanë para një shekulli në dy tash tri shtete. Jemi ne shqiptarët  që po i dhurojmë stabilitet Ballkanit. Por, mos luani me durimin tonë. Mos i prekni shqiptarët e Maqedonisë, se keni prekur tërë shqiptarinë thuhet në reagimin e Partisë FJALA.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …