Në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta për unifikimin e pikave doganore me Shqipërinë

Deputetët as sot nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

As në këtë seancën e sotme  deputetët e Kuvendit të Kosovës  nuk e miratuan Rezolutën për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes. 31 deputetë votuan kundër, 22 për dhe 16 abstenuan. Kuvendi miratoi rekomandimet në lidhje me moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të propozuara nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Rekomandimet morën 59 vota për, 5 kundër dhe 3 abstenime. Po ashtu deputetët miratuan edhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë. 63 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe 2 abstenuan.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …