Ata, të cilët për hir të Amerikës kërkojnë ta hiqet taksa ndaj Serbisë, heqin dorë edhe nga pavarësia

Kosova me 12 festa zyrtare, mungon 28 Nëntori, festa e katërfishtë kombëtare e shqiptarëve (!)

Festat zyrtare  të përcaktuara me ligj në Republikën e Kosovës janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse. Javë më parë, kalendarit të festave zyrtare i është shtuar edhe Dita memoriale e komunitetit egjiptian. Në kuadër të festave zyrtare mungon kryesorja, 28 Nëntori festa e katërfishtë e shqiptarëve, Kthimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë, më 28 nëntor të vitit 1443, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Ismail Qemali më 28 nëntor 1912, lindja e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari më 28 nëntor 1955 dhe dalja publike e UÇK-së më 28 nëntor të vitit 1997.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …