Dita e Evropës, 9 Maji, shënohet edhe në Kosovë me moton: “Ave Caesar, morituri te salutant” (!)

Dita e Evropës, 9 Maji, sot do të shënohet me aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën dhe me ndarjen e çmimit “Evropiani i Vitit”, edhe pse BE-ja dhe Këshilli i Evropës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarët e vendit tonë  janë të vetmit në Evropë që po mbahen në geto, pa të drejtë lëvizjeje të lirë sikur të gjithë popujt e kombet e tjerë të Evropës. Megjithatë qeveritarët  tanë i kanë ftuar  qytetarët të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme. Në kohën e Romës së lashtë, skllevërit dhe gladiatorët që dënoheshim me vdekje, derisa i dërgonin rrugës për ekzekutimin ishin të detyruar të brohorisnin: Ave Caesar, morituri te salutant!.  “Përshëndetje  Perandor të përshëndesin ata që po vdesin”!.   9 maji në Evropë dhe në botë festohet si dita e ngadhënjimit mbi fashizmin dhe që lidhet me kapitullimin e Gjermanisë fashiste të Adolf Hitlerit.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …