Enver Hoxhaj: Kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli, zgjedhja e tij është e pandalshme

Hoxhaj: 48 orët e ardhshme, vendimtare për qëndrimet e PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se si anëtar të kabinetit qeveritar dhe si anëtar të kryesisë së kësaj partie kanë presion nga anëtarësia e PDK-së që vendi të lëvizë përpara me një dinamikë të re. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Hoxhaj ka theksuar se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e kësaj partie për mocionin dhe për çështjet e tjera, pa i përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme. Ai ka paralajmëruar se deputetët e PDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Hoxhaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, ka thënë se një Qeveri nuk matet me punën ditore, por me përmbushjen e objektivave madhore për vendin. Edhe Hoxhaj, sikurse shefi i tij i partisë, thotë se ka mungesë të vendimmarrjes tek partneri i koalicionit, LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …