Xhevat Bislimi: Zjarrmia për zgjedhje të parakohshme tashmë ka prekur edhe partitë e koalicionit qeverisës, sidomos PDK-në

Zjarrmia për zgjedhje të parakohshme dhe për pushtet tashmë ka prekur edhe partitë e (anti)koalicionit qeverisës, sidomos PDK-në e Kadri Veselit. Kjo zjarrmi për zgjedhje të parakohshme dhe për pushtet është më e natyrshme te partitë politike opozitare. Atyre u shkonë më shumë për fytyre. Thellimi dhe zgjerimi i krizëz së koalicionit qeverisës është pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë së tyre.

Mbajtja në këmbë e këtij koalicioni tashmë po duket e pamundur. Dëshira e PDK-se (kreut të saj) për ta prishur koalicionin dhe për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme ose të jashtëzakonshme ka marrë formë dhe përmbajtje të plotë. Kryetari i PDK-së ka ambicie që të bëhet kryeministër. Sa më parë që të bëhen zgjedhjet, beson ai dhe ekipi i tij, PDK-ja do të ketë rezultate më të mira. Çdo ditë e humbur është në dëm të PDK-së. Ndërsa LDK-ja e Isa Mustafës është e interesuar që kjo qeveri të qeverisë deri në përfundim të mandatit, sepse është e vetëdijshme që, nëse mbahen zgjedhjet tash, do të ketë rezultate të këqija. Deri diku secila parti politike është e përfshirë dhe po udhëhiqet nga dëshira për pak ose për më shumë pushtet, ndërsa nuk po shprehin vullnetin, përkushtimin dhe angazhimin e duhur për ta bërë Republikën, për ta ndërtuar shtetin që do të garantonte minimumin e barazisë dhe sigurisë, ekonomike, sociale, shëndetësore…

 A mund të kemi institucione shtetërore të besueshme dhe të suksesshme me këtë sistem zgjedhor?

Nuk mund të kemi, mendoj unë. Sistemi aktual zgjedhor (sidomos për zgjedhjet e përgjithshme) ka prodhuar dhe do të prodhojë rezultate dhe institucione të pabesueshme dhe të kontestueshme. Për këtë nuk janë fajtorë komisionerët, KKZ-të apo KQZ-ja, por sistemi. Sistem të këtillë zgjedhor, i cili i mundëson qytetarit që t’i ketë pesë vota (më parë dhjetë) ka vetëm Bosnja dhe Hercegovina! Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka një sistem të këtillë zgjedhor! Apo jemi shtet suis generis, shtet ala boshnjakçe?!

Ky sistem zgjedhor u mundëson shefave të partive dhe grupeve të tyre që ta kontrollojnë dhe manipulojnë tërësisht votën e kandidatëve të tyre për deputetë… Prandaj, asnjëra nga partitë politike, qofshin në pozitë apo opozitë, nuk kërkoi dhe nuk po kërkon të ndryshohet sistemi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme. Nuk po kërkojnë sepse, po të kishim sistemin një qytetar një vote, shefat e partive nuk do të mund të manipulonin me votat dhe t’i nxirrnin deputet vetëm të “preferuarit” ose të dëgjueshmit e tyre.

Keni vënë re që edhe shoqëria civile,, që bënte shumë zhurmë për listat e mbyllura, por edhe mediet nuk e ngrisin dhe nuk e trajtojnë këtë TEMË të rëndësisë së veçantë për zgjedhje dhe institucione të besueshme dhe të fuqishme e kompetente në punën e tyre. Duket që ka një “marrëveshje” të pashkruar midis partive politike (shefave të tyre) dhe shoqërisë civile e medieve që në të shumtën e rasteve janë aleate të politikës (partive politike)! “Kush jep paranë, thoshte Nasradini, le t’i luajë gishtat”.

Për vete e quaj fatkeqësi për vendin tonë mungesën e vullnetit për ta ndryshuar-korrektuar sistemin e sotëm zgjedhor. Fatkeqësi edhe më e madhe është mungesa e vullnetit dhe gatishmëria për t’u ulur krerët e partive politike dhe të institucioneve dhe për të rënë në ujdi (konsensus kombëtar) që të “pastrohen” listatë dhe politika nga kandidatët që janë të përfshirë në korrupcion e krim të orgaizuar dhe nga kandidatët me të kaluar kolaboracioniste (si rasti Isa Mustafa e plotë të tjerë…). Nuk mund të bëhet ky vend dhe kjo Republikë me politikanë, qeveritarë, deputetë e drejtuesë tjerë të jetës politike e publike që ishin ose janë pjesë e bashkëpunimit me pushtuesin dhe me armiqtë e vendit tone (me mercenarë), me njerëz të përfshirë në korrupcion, krim të organizuar, trafik, kontrabandë… Nuk bëhet! Nëse për të qenë pjesë e AKI-së duhet bërë verifikimi nga sektori i specializuar për këtë punë si nuk bëhet dhe pse të mos bëhet verifikimi i politikanëve dhe qeveritarëve që përcaktojnë fatet e vendit?!! Pse të mos largohen nga politika, nga institucionet dhe nga jeta publike (edhe nga mediet) ata që po e marrin vendin dhe popullin në qafë?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …