Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Pse Edi Rama po sulmohet nga të gjitha anët?

E vetmja pikë e ndritshme politike e Shqipërisë së pas komunizmit, pa pikë dyshimi është Edi Rama, njëri ndër politikanët më inteligjentë në Evropë. Kur e shoh sot Edi Ramën, të sulmuar nga të katër anët: nga qakej të ndryshëm, miopë politikanë të ndryshëm, pulaxhi,  ogurzi, pseudo gazetarë, pseudo analistë të ndryshëm të gjithë këta sipas mendimit tim e kanë një emërues të përbashkët në sulm, por pa njerëzi, pa shkas. Njeriu normal nuk ka se si të mos shqetësohet nga këto sulme të ndryshme. Fillimisht, Edi Rama  as që u lëkund nga këto sulme, mirëpo me kalimin e kohës situata po eskalon. Shpesh më shkon mendja se as Skënderbeu nuk do t’ia dilte mbanë me këta diletantë-primitivë të spektrit të gjerë politikë, të cilët ose janë të dehur tapë,ose e kanë shkallën e inteligjencës së imbecilëve ose më e afërmja janë tru-tharë.

Çadra e ngritur në qendër të Tiranës  po ia pengon rrezet e Diellit që para katër vitesh filluan  ta ndriçojë Shqipërinë. Dhe me pengimin e këtyre rrezeve çadra e dy njerëzve me ndërgjegjen më të ulët kombëtare në Shqipëri:  Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjellin re të zeza të ardhura drejtimesh të ndryshme: nga  lindja, Rusia, nga   veriu Serbia, nga jugu Greqia,dhe nga perëndimi i demoluar BE-ja e cila po në mënyrë të tërthorët po e ushqen këtë çadër të zezë.

Nga këto re të zeza faktikisht dukshmëria zvogëlohet në minimum, aq më keq kur me grumbullimin e këtyre reve të zeza paraqet rrezikshmëri evidente se ato mundë të sjellin rrufe dhe bubullima me shkëndija të zjarrta, të cilat shkaktojnë tension të lartë elektrik. Ish shkencëtari i famshëm Anglezë Benxhamin Franklini kishte zbuluar, rrufe pritësin. Skënderbeu kur i sjellë lirinë Krujës heroike, mes tjerash iu kishte drejtuar popullit me këto fjalë : “Lirinë unë nuk ua solla, por atë e gjeta në mesin e juaj”.

Njeriu kur i ekspozohet rrufesë, rreziku më i madh u vjen atyre që ndodhen nën çadër. Një pjesë e Shqipërisë për fat të keq është nën këtë çadër, e cila po i sjellë rrezikshmëri të para menduar popullit Shqiptar. Sa do të jetë, Edi Rama po mundohet  ta mbrojë dhe të shndritë  Shqipërinë ashtu siç kishte bëri Benxhamin Franklini. Si dhe a do t’ia dali mbanë me ndihmën e popullit më 18 Qershor, ashtu siç ia kishte dalë mbanë Skënder Beu, kjo mbetet për t’ u parë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNj; Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale po ndërmerret para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

Sipas KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin e së të enjtes, deri në këto …